Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë më ndjekësit e saj në Twitter aktivitetet që pëlqen të bëjë më së shumti në vendin tonë.
Nëpërmjet një postimi ajo shkruan se i pëlqen shumë folklori shqiptar me këngët dhe vallet popullore dhe se i pëlqen akoma edhe më shumë të konsumoje raki apo kafe me miqtë e saj në Shqipëri.
“Më lejoni të konfirmoj “lajmin”: Vërtet i dua këngët dhe kërcimet popullore shqiptare, më pëlqen të pi raki apo kafe me miqtë kudo që shkoj dhe e dua Shkodrën dhe shumë vende të tjera në këtë tokë të bukur shqiponjash, Shqipëri” , shkruan Kim.