Meta: Nuk kam asnjë arsye të humbas kohë me një çështje të qartë për qytetarët. Ajo që mund t’u them sot është se avokati im ligjor bëri të ditur se Kuvendi i Shqipërisë, ku kryetarja u tromaks nga këto letrat dhe informacionet e Autoritetit të Dosjeve, nuk ka pranuar të japë informacion që e kanë për detyrë në respekt të ligjit dhe transparencës.

Është një ngjarje e paprecedent, po kështu avokati ka bërë të ditur se vetë Autoriteti nuk ka pranuar të japë dokumentet tek avokati dhe vendimet që kanë marrë për këtë çështje. Që nga momenti që kanë marrë një email anonim nga një person V.F.L.P. Prokuroria nuk ka regjistruar procedimin, është mjaftuar me të dhënat e autoritetit. Është një çështje që do konsumojë të gjithë fazat e brendshme gjyqësore.

Do të shkojë në Gjykatën Europiane. Nuk ka të bëjë thjesht me figurën time në këtë drejtim, por është një çështje që ka të bëjë me një demonstrim spektakolar të mënyrës se si pas 32 vitesh degradon shteti në një grupim mafioz i cili guxon të bëjë falsifikime të tilla, që janë shumë herë më të rënda se sa ato të regjimit komunist. Askush nuk është i sigurt se çfarë është ajo çështje. Është një pus i errët. Kanë ikur dy anëtarë nga bordi aty dhe janë zëvendësuar nga dy të besuar të Lulzim Bashës. Është një komplot Rama Basha.

Nuk e pengon dot më njëri karrierën politike të Ilir Metës. Këto janë histori lepurushësh. Pushteti im është karakteri im dhje ndëshkimi që i pret për këto pabesi që i kanë bërë vendit dhe qytetarëve.

Denoncimet në SPAK, ju cënojnë?

Asgjë nuk e cenon më Ilir Metën. Ai ka nisur një rrugë të qartë, që është padyshim malore po ai ka bërë stërvitje në malet më të larta dhe të vështira të Shqipërisë, në do emi ne malore dhe do arrijmë majën .