Në vijim të fushatës së pazyrtarizuar, kryeministri Edi Rama ka premtuar rritjen e pagës minimale.
Nga Gjirokastra, mëngjesin e sotëm ai ka thënë se paga minimale do të rritet deri në 40 mijë lekë më shpejt nga sa ishte parashikuar.
“Paga minimale 400 mije lekë do arrijë më shpejt sesa ishte parashikuar brenda mandatit. Në buxhetin e 2023-shit kemi vendosur një financim të veçantë, do kemi buxhet dyfish.
Do ta çojmë pagën minimale 400 mijë lekë. Duhet të rrisim të gjitha pagat e punonjësve të shtetit. Nuk kemi një paketë tjetër, por kemi bërë një rritje të qëndrueshme. Në buxhetin e 2023-shit do të vendosim një financim të veçantë për të përballuar situatën. Do të kemi dyfishin e buxhetit të 2013-ës”, është shprehur Rama.