Pak ditë më parë Blero konfirmoi ndarjen nga Afrona Dika, duke thënë se janë ndarë që në muajin Maj.
Së fundmi, ish-bashkëshortja tjetër e këngëtarit, aktorja Teuta Krasniqi është pyetur rreth ndarjes së tyre. Në një intervistë për “Mirage”, ajo ka thënë se janë arsye të ndryshme që të çojnë drejt këtij vendimi, duke shprehur dhe keqardhjen e saj për dyshen.
“Nuk e di sa jam unë në pozitë për ta komentuar, jo vetëm kjo, por secila ndarje, një çift që ka qenë bashkë…Shikoni askush nuk martohet për t’u ndarë. Ajo vjen shpesh me arsye më të mëdha, nganjëherë me arsye më të vogla që dinë të bëhen të mëdha.
Kur sheh që një çift që ndahet, të gjithë ndiejnë keqardhje. Ndonjëherë pas asaj keqardhje duhet të shihen anët pozitive. Nganjëherë është më mirë më herët sesa vonë dhe krejt çfarë mund të them si njeri i tretë, sepse në mënyrë indirekte jetët tona janë ndërlidhur, është ishalla kanë shëndetin”, është shprehur Teuta.