Nard Ndoka, kreu i PDK-së ka rrëfyer momentin më të vështirë që ka kaluar në jetën e tij.

I ftuar në emisionin “Stay Tuned”, kreu i PDK-së tha se e ka përjetuar jashtëzakonisht shumë keq humbjen e motrës.

“Momenti më i vështirë, ka qenë drama më e madhe e imja kur humba motrën time të vogël. Kur sheh njeriun e dashur që ikën në një moshë të re, s’kam pasur asnjë lloj dëshire. Pati një goditje nga vaksina dhe unë e humba. E kam përjetuar jashtëzakonisht shumë.

Ajo kaloi Covid dhe vaksina ishte e detyrueshme. E bëri pa kaluar 6 muaj, dhe kur më tha që aty ku punonim e kishin të detyrueshme, kjo më krijoi një lloj mendimi, sikur të mos bënte vaksinën”, është shprehur ai.