Mbreti Charles dhe Princi William shpërthyen në fyerje” kur panë komentet e Donald Trump për skandalin e fotove topless të Kate Middleton në 2012.
Kate, atëherë Dukesha e Kembrixhit, u fotografua duke bërë banjo dielli topless në një plazh privat në Francë, ndërsa ishte me pushime me bashkëshortin e saj. Fotot u publikuan më pas në France’s Closer, duke shkaktuar reagim masiv.
“Kate Middleton është e mrekullueshme – por ajo nuk duhet të bëjë banjo dielli lakuriq – është vetëm faji i saj”, shkroi Trump në Tëitter në atë kohë.
Vite më vonë, në 2019, Charles, Princi i Uellsit, thuhet se ishte i zemëruar me Trump, sepse ky i fundit përmendi dhe Princeshën Diana në postimet e tij në Tëitter.
Thuhet se Charles dhe William nuk donin që ish-presidenti amerikan të vizitonte Mbretërinë e Bashkuar.
Libri i Andersen, i planifikuar të botohet më 8 nëntor, do të japë të gjitha detajet për ndodhitë në Pallatin mbretëror.