Sali Berisha: Dy janë shkaqet më themelore korrupsioni i tmerrshëm e kontrabanda që bën Rama e qeveria e tij me naftën, tani është dokumentuar se konsumi i naftës sot në Shqipëri është rreth 250 mijë ton më pak se sa ishte në 2012. Ndërkohë që automjetet në Shqipëri nga 430 mijë që ishin në 2012 janë 740 mijë.
Cfarë ndodh me naftën? Nafta rreth 250 mijë ton futet kontrabandë qeveritare e importuar nga Libia dhe burime të tjera.
Rama ka tatuar naftën me të njëjtin çmim si taksë me cmimin që ajo shitet në stacionet e pompave në Uashington, në Toronto, 1.2 euro është taksa mbi naftën. PD zotohet të përgjysmojë taksën mbi naftën, të luftojë me zero tolerancë kontrabandën qeveritare me naftën.
Me këto ndërhyrje nafta do zbresë në cmimet më të arsyeshme e më të ulëta në rajon.