Flori Mumajesi është një nga kantautorët më me zë në Shqipëri.

Ai prej kohësh tashmë nuk ka ardhur me një projekt të ri muzikor, madje mori një pauzë edhe nga rrjetet sociale.

Mirëpo pak kohë më parë u rikthye sërish me një postim në Instagram, duke na lënë edhe ne të kuptojmë që ndoshta pas gjithë kësaj periudhe është koha që ai të kthehet.

Së fundmi në mesin e disa këngëve të tij të vjetra të publikuara në Instastory ka ndarë edhe një foto ku duket me babain e tij të ndjerë.

“Një jetë që nuk të thërras, e as nuk e them dot me zë babi”,-ka shkruar këngëtari krahas fotos ku duket ai i vogël së bashku me të atin.