Ditë më parë aktorja Delinda Disha, ka humbur binjakët e saj.

“Do ia dal se kam një familje të mrekullueshme!”-shkruante mes të tjerash aktorja Delinda Disha në një postim pak ditë më parë kur njoftoi se është ngjitur në skenën e teatrit pak ditë pasi humbi binjakët që po priste.

Ajo ishte aktorja kryesore në një shfaqje ku kishte rolin e një gruaje e cila mes shumë vështirësive tenton të bëjë fëmijë por përfundon duke birësuar një vajzë.

Aktorja ka treguar se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike kjo gjë ishte shumë e vështirë për tu realizuar. Sigurisht që dhimbja e madhe e bëri atë ta ndiente edhe më shumë rolin që po interpreton.

Kjo duket se u vërtetua edhe nga një foto që aktorja ka publikuar sot dhe është shkrepur nga roli në fjalë. Në portretin e aktores lexohet qartë trishtimi dhe pikëllimi teksa ajo shfaqet e përlotur.

Delinda i preku të gjithë kur lajmëroi përmes një statusi se i ka humbur binjakët e saj në javët e parë të shtatzënisë. “Miq dua të ndaj me ju momente jo vetëm të bukura por edhe të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja aq shumë tani janë atje lart si dy engjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot! Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq!”-shkroi ajo.

Aktorja është e martuar me kostumografin Eldo Disha dhe janë prindër të një djali 6-vjeçar.