Reperi Arkimed Lushaj që njihet me emrin artistik si ‘Stresi’ duket se po shijon ditët e para si konkurrent në shtëpisë e ‘Big Brother Vip Kosova’ pasi përveç jetës private ai ka biseduar me banorët e tjerë edhe për bashkëpunimet e tij gjatë karrierës muzikore. Së fundmi Stresi ka përmendur emrin e kantautorit dhe kompozitorit të njohur Flori Mumajesi teksa shprehet se ai ishte çelësi i suksesit të tij.

Isha në rrugë duke bërë muzikë të keqe dhe ai më mori nga rruga dhe më tha se kështu bëhet muzika”, u shpreh Stresi.

Kjo deklaratë ka sjellë dhe reagimin e Florit i cili ka ndarë videon në rrjete sociale teksa e shoqëron me një tekst duke shprehur mirënjohjen për vitet e bashkëpunimit dhe miqësisë që ata kanë bashkë.

E rrallë, si është e mundur pas kaq vitesh mirënjohjeje. Hallall ta bëftë Zoti, Stresi”, ka shkruar kantautori për reperin.