Transmetuesi belg “VRT” ka zbuluar 7 artistët të cilët do të jenë në garë për të përfaqësuar Belgjikën në “Eurovision 2023”, që do të zhvillohet në maj në Liverpul.

Në mesin e artistëve që do të garojnë më 14 janar në Paleis 12, është edhe Gala Dragot, vajza e artistit Robert Dragot.

Në lajmin e publikuar nga “VRT”, është bërë edhe një prezantim i shkurtër për artisten shqiptare.

“17-vjeçarja Gala Dragot është artistja në ‘Eurosong 2023’. Dy vjet më parë ajo fitoi ‘The voice kids’ dhe publikoi këngën e saj të parë ‘Infektive’. Gala vjen nga një familje artistësh.
Babai i saj, Robert Aliaj Dragot, është një nga figurat më të spikatura të botës së showbiz-it shqiptar dhe një artist bashkëkohor. Të dy prindërit e saj e kanë inkurajuar gjithmonë që të frymëzohet nga forma të ndryshme të artit. Është nxënëse në gjimnazin e Arteve, luan piano, pikturon dhe ka pasion filmin.- thuhet në përshkrim.