Tema sot në rubrikën “Trotuar” në “E diell” ishte mbi ‘love-bombing’, një term anglisht që përdoret për komplimentat apo lavdrimet që i bëhen dikujt, për vëmendje ose dashuri veçanërisht për të ndikuar ose manipuluar tek ata. Dea Mishel u shpreh se ajo vetë e beson me sy mbyllur çdo kompliment që i bëjnë, edhe pse e di që e ka gabim.
“E di që është gabim, por unë besoj në sy mbyllur në love-bombing. Nëse unë takoj një djalë dhe më thotë që në takim të parë të dua dhe je gjëja më e mrekullueshme që më ka ndodhur, unë i them po ke të drejtë, jam e sigurt që jam gjëja më e mirë që të ka ndodhur. Jam, e besoj”, u shpreh Dea Mishel.