Qeveria shqiptare nuk heq dorë nga qëndrimi për Britaninë lidhur me fluksin e emigrantëve.
Edi Rama tha sot se nëse ministrja e Brendshme britanike do të kishte kërkuar falje për fjalën “pushtim” që përdori për shqiptarët, shumë gjëra do të ishin zgjidhur, por fakti që nuk e bëri, sipas tij ka qenë me kalkulim.
“Qeveria britanike ka hyrë në një rrugë pa krye me politikën e re që ka ardhur si rezultat i Brexit. Të kërkosh liberalizim vizash (qesh), unë e kam thënë, por ata janë komplet në një drejtim të kundërt.
Falja do të kishte zgjidhur shumë gjëra. Por që nuk erdhi, tregon se sulmi ka qenë i kalkuluar, nuk ka qenë shprehje që del pa dashje dhe njeriu kërkon falje.
Në gjaknxehtësi e sipër si në një ndeshje, thua ndonjë gjë, por më pas kërkon falje. Por duke qenë se falja nuk erdhi tregon se sulmi ka qenë një kalkuluar” tha ai.