Kur telenovela “Njerëz dhe Fate” filloi transmetimin e saj, “mbërtheu” pas ekranit mijëra shqiptarë që prisnin se çfarë do të ndodhte me fatin e personazheve të tyre të preferuar. 10 seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i “detyroi” ekipin realizues të vazhdonin më tej me episode të tjera.

Në epiqendrën e kësaj telenovele ishte vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës. Ndërsa kanë kaluar shumë vite nga transmetimi, të gjithë e kujtojnë si një ndër realizimet më të mira shqiptare. Por a do ta donit një rikthim të këtij seriali?

Në fakt, një postim që ka bërë së fundmi, Arben Derhemi i cili luajti rolin e Florit, ka “ngacmuar” ndjekësit me një foto që ka publikuar me Robert Ndrenikën.

“Sot e deklaroj rifillimin e serialit…”Njerëz dhe fate”…Është gati…”, ka shkruar aktori krahas fotografisë që ka ndarë në Instagram.