Performaca e Visjan Ukcenajt në spekakltin e ‘Dance With Me Albania’ mbrëmjen e djeshme ka bërë që mes tij dhe Ilir Shaqirit i cili është në panelin e jursitëve të plasin debate të forta. Balerina e cila shoqëron Ukcenajn, Marjana pësoi një incident gjatë provave gjenerale ku është rrëzuar. Kaq ka mjaftuar që mes aktorit dhe balerinit të nisin ironitë, lidhur me performancën e Ukcenajt që sipas Shaqirit nuk justifikohet se është ‘e dobët’.

Ai tha se aktori është një ‘partner kamikaz’. Ndërsa Ukcenaj i është përgjigjur me tone të larta se ai duhet të heqë dorë nga intrigat.

Unë habitem si ti gjithmonë kërkon të gjesh fajet tek tjetri. Për një problem që ti pate në skenë dhe që unë e pashë shumë mirë, e kuptova gravitetin, rrezishmërinë dhe e pashë shumë qartë mënyrën se si ra Marjana, që nga sipër dhe deri poshtë dhe e pashë që nuk ishte një diçka, kishte nevojë të ngrihej, gjithë studio për të të ardhur në ndihmë, në këtë rast Marjanës dhe për të ngushëlluar ty, si partner kamikaz që je. Sepse siç tha Ermali, nuk kërcehet me beretë (kapele),”-tha Iliri.

Kujdes se do vij dhe do të shpërthej aty pastaj. U rrëzova dhe unë bashkë me Marjanën. Hiq dorë nga intrigat, s’ka nevojë, jeto i lirshëm, ne kemi ardhur për qejf këtu. Ti e ke nxjerr në rrjet social o Ilir. E ke nxjerr në rrjet social dhe thua thërrisni ambulancën me ironi”, vijoi Visjani.

Prej dy javësh aktori i njohur Visjan Ukcenaj i është bashkuar garës së kërcimit në “Dance With Me Albania” dhe nuk e ka pritur mirë faktin që edhe këtë të hënë juria i dha të njëjtin vlerësim me pikë, 6 pikë Klaudia, 7 pikë Iliri dhe 6 pikë Ermali