Klajdi Musabelliu është një nga personat që para shumë vitesh ka qenë mjaft i njohur për rininë e viteve 2000.
Kënga e tij hit “Unë provimin e mbarova, a fitova nuk e di”, ka qenë një ndër refrenet më të dashura për adoleshentët e atyre viteve.
Por së fundmi ai është rikthyer te “Kënga Magjike”, pas 19 vitesh ku kishte performuar në këtë skenë për herë të fundit me këngën “Kthehem në Shtëpi”.
Ardit Gjebrea e pyeti se ku kishte humbur, por ai saktësoi se ka ndarë kohën e tij mes gazetarisë, muzikës e shumë angazhimeve të tjera dhe nuk ka pasur kohë të shfaqet në skena dhe të jetë aktiv në tregun muzikor.
“Ende se kam kuptuar këtë hallakatje. Ende nuk e kam qartësuar çfarë ka ndodhur në trurin tim të vogël.”- tha ai