Bodigardët e Sali Berishës kanë dërguar në selinë e PD personin që dhunoi dhe gjakosi sot kreydemokratin Sali Berisha në nisje të protestës.
Ndërkohë mësohet se policia ndodhet në selinë e demokratëve për të marr personin që dhunoi Berishën. Mësohet se në selinë blu ndodhet edhe ambulanca.
Kryedemokrati Sali Berisha është ngjitur në podiumin e ngritur nga opozita pas ngjarjes. “Poshtë kriminelët, rrofshin protestuesit”,-tha Berisha.
Sali Berisha: Asgjë në botë nuk na mposht ne populli i opozitës populli i fitores, poshtë Edi Rama. Poshtë kriminelët ne do triumfojmë, rroftë opozita shqiptare nderim ju që jeni këtu për të protrestuar kundër këtij regjimi të kriminelëve.