Altin Basha është emëruar si drejtori i ri i Teatrit Kombëtar. Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, Basha zëvendëson Hervin Çulin, pasi ky i fundit është liruar nga detyra.
Vendimi:
LIRIMIN
DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU