Alketa Vejsiu i shërben burrit ndërtues, “shpëlan” Deborah Keçin nën hetim nga SPAK duke e shitur si MODEL C

Alketa Vejsiu duket se i ka shërbyer burrit ndërtues që ka marrë shumë leje ndërtimi në Tiranë nën mbështetjen e Bashkisë dhe drejtorëve të famshëm të saj.

Deborah Keçi, e cila mbante postin e drejtores së Klubit Sportiv Tirana, është e përfshirë në dosjen “5D”, sepse SPAK-u ka provuar se në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv Tirana, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k., e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Por kjo nuk ka mjaftuar për Alketën!

Alketa Vejsiu i shërben burrit ndërtues, "shpëlan" Deborah Keçin nën hetim nga SPAK duke e shitur si MODEL C
Alketa Vejsiu i shërben burrit ndërtues, “shpëlan” Deborah Keçin nën hetim nga SPAK duke e shitur si MODEL C

Nga dosja hetimore u zbulua se vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k., duke dhënë “user”-at e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Por skandali tejkalon limitet kur personave të tillë, të akuzuar, të përfshirë në korrupsion, u jepet hapësirë televizive, reklamohen ashtu si në rastin e Deborah Keçit.

Pas shpërthimit të skandalit me dosjen “5D”, pas zbërthimit të skemës së vjedhjes me disa dhjetëra miliona euro, Deborah Keçin e shohim në një intervistë, në podcast-in e moderatores Alketa Vejsiu.

Vejsiu thotë se intervista me Deborah Keçin është realizuar dy muaj më përpara, por pse publikohet pikërisht tani?

Deborah Keçi, gjatë intervistës, shprehet: “Burgu i vetëm i vërtetë që ka njeriu është frika”.

Të njëjtën frikë tregon edhe në përgjimet e zbardhura nga dosja hetimore, ku kërkon që procedurat të bëhen me kujdes, pasi ka frikë se mos përfundon në burg. Pasi përfundon procedurën në shkelje të ligjit, Deborah Keçi thotë: “Më dilni për zot tani”.

Ç’NE ALKETA?

Alketa Vejsiu është e martuar me Ardian Nelajn, ose siç njihet në rrethin e ngushtë, Ardi Nelaj. Ai është pronari i kompanisë Orion Construction, një ndër kompanitë e preferuar të Veliajt, e cila ka marrë leje ndërtimi në zona të ndryshme të Tiranës.

Duket se Alketa kësaj radhe ka vepruar në shërbim të Bashkisë Tiranë dhe Deboras duke tentuar të shpëlajë nga akuzat dhe të sjellë një natyrë njerëzore të një personazhi që ka dorë në kullufitjen përmes një skeme mafioze të dhjetëra miliona eurove, taksa të qytetarëve të Tiranës. https://www.orion.al

KUSH ËSHTË DENORAH KEÇI?

Deborah Keçi ishte një nga nëntë të akuzuarit e operacionit të SPAK në Bashkinë e Tiranës në kuadër të dosjes “5D”. Ajo është paraqitur sot në SPAK për hetimet e dosjes së drejtorëve që përfitonin tendera me kompaninë e tyre “5D Kostruktion”. Çdo të premte në orën 13:00 secili nga të akuzuarit për korrupsion me kompaninë e drejtorëve të bashkisë paraqitet për të konfirmuar masën e arrestit detyrim paraqitje.

Drejtoresha e shumësportëshit të bardhebluve është aktualisht e pezulluar nga puna me vendim të Prokurorisë së Posaçme. Ajo akuzohet për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar nga Klubi Sportiv Tirana për rikonstruksionin e palestrës së mundjes, të cilin e ka pasur nën kontroll administratori i kompanisë private “5D” Nestor Muhametllari.

Drejtoresha e këtij institucioni Deborah Keçi, i dha Nestor Muhametllarit usernamet dhe fjalëkalimet e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në mënyrë që ai t’i hartonte kriteret e kompanisë fituese në mënyrë që të skualifikonte të gjitha kompanitë e tjera në garë.

Biseda e kryer në 1 dhjetor 2020:

Nestori: Deborah duhet të më dërgosh urgjent kodet e 3 anëtarëve të KVO

Deborah: teuta.guri123456789, jetjon.mera123456789, reinaldo.glerazi123456789

Nestori: Më duhet dhe useri i atij që ka hedhur procedurën

Deborah: joana mullara sporti2020

Deborah: Do e bëni ju vlerësimin tani?

Nestori: Po po patjetër, nesër.

Por gjatë kohës që komunikon me mesazhet ne ëhatsapp, Keçi nuk e fsheh frikën për manipulimin që po bën. Me mesazhe, lutet që dokumentat të shihen me kujdes, duke thënë: “Vetëm aman shikojini tamam se mos ham ndonjë burg”.

.