Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Baldushk, ku tha se u dorëzoi çelësat e banesave të reja 28 familje të tjera. Ai e përdori fjalimin për të sulmuar opozitën për akuzuat për procesin e rindërtimit.
“Në Kombinat na kanë dalë pengesa të panumërta, fushatë nxitje të qëllimshme të njerëzve për t’u kundërvënë procesit, që kanë të bëjnë me denoncimet në prokurori pa asnjë të drejtë.
Tjetër është të ndërtosh një lagje komplet të re ku ka shumë interesa dhe probleme pronësie, komshinjsh dhe partish.
Shpesh serviren pamje familjesh që thuhet se janë braktisur se nuk kujtohet njeri për ata. Nuk ka një familje e cila të jetë dëmtuar nga tërmeti dhe të cilës të mos i jetë dhënë bonusi.
Ata janë një grumbullim individësh që nuk kanë fe, atdhe, besë jo e jo, në raport me njerëzit që u dalin për zot” tha ai.