Busti i Konstantinos Mitsotakis do të vendoset në shesh të Derviçanit, i cili do të mbajë dhe emrin e tij.
E deklaroi kryeministri Edi Rama në krah të kryeministrit aktual të Greqisë i cili sot po viziton zonat e Dropullit.
“Bashkë me kryetarin e bashkisë kemi përgatitur projektin e rilindjes urbane të gjithë sheshit kryesor që do të mbajë emrin e babait të kryeministrit dhe në nderim të tij do të vendoset edhe busti i kryeministrit” tha Rama
Kjo u prit me duatrokitje dhe thirrjet “Mitsotaqis!” nga banorët
Madje me batuta shtoi se edhe ai i biri mund të ketë bust por duhet merituar.
“Për të merituar një bust në të ardhmen qirjako duhet të vish 5 herë. Por për ta bërë, duhet të fitojë zgjedhjet sepse si mik mund të vijë sa herë të dojë por mik nuk ka” tha Rama.
Kryeministri ftoi në inaugurimin e bustit në përvjetorin e vdekjes së Konstantinos Mitsotakis.
Dhe me batutë Rama shkoi shumë larg kur tha se e shihte veten në qeveri edhe për një mandat të katërt.
“Qirjako jep fjalën që do të jesh këtu për të inauguruar bustin, bashkë me mua se unë do jem prapë kryeministër” tha Rama.
Vizita e Mitsotakis ishte parashikuar të mbahej më 7 dhjetor pas samitit BE – Ballkani Perendimor por u shty pastaj për sot.