Festivali i Kenges krijoj mjaft zhurme, lajme e konflikte. Por dhe pse pretendohet që kryefjala të jenë këngët dhe interpretimi, shumë pak janë kujtuar për te kerkuar nje informacion mbi kostot e festivalit.
Nderkohe qe Sanremo festivali nga ku frymezohet ky i yni dhe njekohesisht prodhohet nga televizioni shteteror italian qe mbahet si RTSH me taksat e qytetareve, jep informacione te detajuara per tatifat e shpenzuara per kete event, ketu ne Shqiperi mbizoteron heshtja.
Ne asnje dalje publike te drejtuesve dhe organizatoreve te festivalit te RTSH taksapaguesit nuk mesuan kurre sa thelle eshte futur dora e drejtuesve dhe organizatoreve ne xhepat e shqiptareve.Nese çdo gje eshte transparente pse mungon ky komunikim mbi fondet e shpenzuara. Nese drejtuesi i RTSH-se hesht, publiku taksapagues ka te drejten te dyshoje per abuzime.
Keto pyetje si redaksi do ti kishim bere ne konferencat e shtypit te ketij eventi por asnjehere Kryefjala nuk ftuar atje. Deri kur festivali do kete hijen e zymte te nje eventi fantazem sa i perket transparences ekonomike ?