![](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2022/12/F4AFCA18-13EF-4CB4-AA4C-0812AF0451B2.png)
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Mikela është një nga banoret e “Big Brother VIP Albania”. Gjatë një bisede me Efin dhe Tean, ajo ka treguar për paragjykimet që i janë bërë gjithmonë për shkak të ngjyrës së lëkurës.
Mikela është shprehur se njerëzit e kanë gjykuar gjithmonë, sidomos kur ishte në “Përputhen”.
“Kështu jam vetë dhe gjithë jetës time më kanë gjykuar për ngjyrën. Më shumë e kisha në “Përputhen”, nuk ka ngelur njeri pa më thënë që i përket komunitetit rom”, ka treguar Mikela.