Pas shumë vitesh mungesë në skenën shqiptare, Elsa Lila u rikthye fuqishëm dhe “pushtoi” te gjitha mediat, jo me një kengë, por me arrestimin e saj.
Këngëtarja ishte e përfshirë në bandën italo-shqiptare të drogës e cila u shktërrua dy ditë më parë. Elsa Lila ishte “e besuara” e bandës e cila mbante financat.
Por a e dini kush është daja i Elsa Lilës?
Këngëtarja eshte është mbesa e avokatit të njohur, Saimir Vishaj.
Përveçse avokat i njohur, Saimir Vishaj u bë i njohur edhe me historinë e tij të rrallë, shkruan Gazeta Jone. Ai kaloi me automjet në urën “Morandi” në Genova vetëm 9 minuta përpara se ajo të shembej në 2018. Ai e ka mësuar përmes radios teksa ishte në udhëtim atë çfarë kishte ndodhur vetëm pak çaste më vonë dhe në atë kohë bëri mjaft bujë në mediat shqiptare.
Elsa Lila dhe daja i saj kanë një marrëdhënie mjaft të ngushtë dhe këtë e ka treguar vetë avokati, por ai nuk ka bere asnje reagim për arrestimin e mbesës së tij.
Elsa Lila e ka humbur nënën e saj që në moshë të vogël, kur ia vranë në vitin 1997 dhe avokati e kujton here pas here motrën e tij të ndjerë./gazetajone/