Ajo është bërë e njohur që nga pjesëmarrja në Big Brother VIP.

Bëhet fjalë për modelen Beniada Nishani e prezantuar për publikun edhe me mbiemrin Jakic.

Pas përfundimit të spektaklit ajo bëri të ditur se do të qëndrojë në Shqipëri.

Beniada është mjaft aktive edhe në rrjete sociale dhe së fundmi ka prezantuar shtëpinë luksoze që ka blerë në Tiranë.

“Shtëpia ime e re në Tiranë”, ka shkruar ajo duke zbuluar pak nga ambientet e këtij investimi.

Së njëjtës po ashtu iu është ofruar edhe një punë e re, si prezantuese e një emisioni sportiv.

Përveç si modele, finalistja e BBV kishte marrë pjesë edhe në disa filma të famshëm në Itali, sikurse ai ”Loro”.