Moderatorja dhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Luana Vjollca, ka blerë një shtëpi në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Luana, e cila ka publikuar pamje nga shtëpia luksoze.

Konkretisht vila e Luana Vjollcës ndodhet në Makresh, një zonë malore mes Gjilanit dhe Artanës së Kosovës.

Siç shihet nga pamjet, shtëpia është ende në rregullim e sipër, ndërsa në oborrin e saj ndodhet edhe një pishinë.

Teksa jep lajmin e mirë, moderatorja shfaqet tejet entuziaste dhe tregon se kjo shtëpi do të jetë streha e saj, sa herë që ka nevojë për qetësi.

“U bëra me shtëpi në Kosovën time.
Zgjodha ta kem në një zonë malore, me ajër të pastër, për të shijuar borën e malet e bukura të Kosovës sa herë që kam nevojë të shkëputem nga smogu i qytetit!”, shkruan ajo.