Fero dhe Arbenita një nga çiftet që merr gjithnjë vëmendje nëpër portale kohët e fundit ka bërë disa shpenzime goxha të majme.

Blerja e parë ishte një BMW X6 e vitit të fundit, ndërsa sot Fero bëri me dije përmes një Instastory se kanë blerë dhe një vilë ku do të jetojë bashkë me modelen dhe vajzën e tyre Nina.

Nina erdhi në jetë në fund të Prillit të vitit të kaluar dhe së shpejti pritet të festojë ditëlindjen e parë. Prindërit u siguruan që vogëlushja ta festonte ditën e veçantë brenda shtëpisë së re.

Vendodhja e shtëpisë nuk dihet.