Reperi i njohur Fero Fero ka konfirmuar ndarjen nga Arbenita duke përdorur nota ironizuese dhe tallëse në një video live në rrjete sociale. Ai është shprehur se Arbenita e ka lënë dhe se po e vuan ndarjen.

“M’ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam duke vuajtur”, është shprehur reperi në live.

Kujtojmë se lajmi për ndarjen e tyre u bë i ditur ditën e djeshme pasi modelja publikoi një video ku tregonte se i kishte shkruar Neymar. Menjëherë u vu re se ajo dhe Fero nuk ndiqeshin më në rrjete sociale.