Marrja e “pushtetit” nga brezat e rinj, është kthyer në një temë debate këtë të enjte në “Top Story”, ku gazetarja Fatjona Mejdini i është drejtuar moderatorit Ed Manushi duke i thënë që të mos marrë shembuj politikë për brezat e rinj por edhe në televizion duke nisur nga vetja, për ti lënë vendin të rinjve.
Manushi nga ana tjetër është shprehur se ndihet i habitur nga një mendim i tillë i thënë nga gazetarja Mejdini.
Manushi: 30-vjeçarët duhet të grupohen e të marrin fatet e vendit në dorë e ti thonë mjaft më brezit tjetër, ti thonë bollë më kriminelëve.
Fatjona Mejdini: A nuk do të dukej edhe në fushën e argëtimit e njëjta gjë.
Manushi: Nuk e di pse habitesh dhe nuk e pëlqen këtë gjë.
Fatjona Mejdini: E ardhur nga ju flas. Ju jeni vazhdimisht në televizion dhe nuk mund të akuzoni të tjerët që janë vazhdimisht në televizion kur jeni vetë, zgjedhjet shqiptarët i kanë bërë. Ishte idea që nuk e prisja të ardhur nga ju një ide të tillë se në fakt ju shoh shpesh në televizion e mund të jetë dikush që mund të thotë që Manushi duhet të japi dorëheqjen e të vijë dikush. Nëse ne kritikojmë duhet të nisë nga vetja. Sa i kontribojmë ne këtij rrugëtimi dikush në politikë e dikush në një fushë tjetër.