Luiz Ejlli ka diskutuar me Kejvinën për Kiarën. Brenda Big Brother VIP, modelja kërkoi të dijë nga ai çfarë kërkon, ndërsa Luizi tha se e nisi pak si lojë por gjërat kanë ndryshuar.
BISEDA:
Kejvina: “Çfarë dëshiron t’i të bëjë ajo?”
Luizi: “Nuk i kam kërkuar as të bëjë skena”.
Kejvina: “Dua të di çfarë dëshiron nga Kiara. Bëre be që nuk i flet”.
Kejvina: “700 muhabete të ndryshme. A po luan dhe ti?”
Luizi: “E nisa si gjysmë loje, por mbeta brenda”.
Ndërkohë gjatë një diskutimi mes Luizit dhe Kiarës, ata kanë folur rreth grupimeve që formohen brenda shtëpisë, teksa sheh qëndrimin e saj dhe e këshillon.
“Këtu ka plas. Genti është prish me Oltën. Herioni nuk po merret vesh. Kejvina është prish me Efin. Nuk e don as Dean. Nëse zihet me Dean, automatikisht me Amosin. Se Amosi gjithmonë me Dean rri. Ti nuk ke arsye se nuk e keq me asnjërën. E vetmja gjë që të penalizon tek ata është se ke afrimit me mua, dhe kanë frikë”, tha Luizi.