Presidenti i Rusisë Vladimir Putin kishte veshur dje xhupin në vlerën e 11 mijë eurove në kohën kur qytetarët e vendit të tij po vuajnë pasojat e sanksioneve të perëndimit.
Udhëheqësi i Kremlinit edhe këtë herë kritikoi Perëndimin, por kishte zgjedhur një brend perëndimor për veshjen e tij.
69 vjeçari kishte zgjedhur një xhupib Loro Piana me vlerën e 1.5 milionë rublave ruse, ekuivalente me 11 mijë euro.
Presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua dhjetëra mijëra rusëve, të grumbulluar në stadiumin Luzhniki të Moskës, në një tubim që festonte tetë vjetorin e aneksimit të Krimesë.
Ndërkohë, forcat ruse vazhdojnë të godasin kryeqytetin ukrainas Kiev, dhe lëshuan një breshëri raketash në periferi të qytetit perëndimor të Lvivit.