Një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother VIP Albania 2” është dhe aktorja Olta Goxhari, e cila duket se i është kthyer si rivalja kryesore e Luiz Ejllit.

Brenda shtëpisë, por dhe jashtë saj, ajo është akuzuar shpesh herë se manipulon situatat dhe gënjen. Së fundmi, publiku pretendon se kanë zbuluar një tjetër mashtrim të saj.

Gjatë bisedave me banorët e tjerë, Olta ka thënë se e ka përjetuar shumë keq tërmetin e 26 Nëntorit 2019 dhe se gjatë kohës së qendrimit në rulotë i janë rikthyer sërish traumat e tërmetit.

Por, në një intervistë të mëparshme, Olta Goxhari ka deklaruar se natën kur ka rënë tërmeti, ajo nuk ka qenë në Shqipëri. A ka gënjyer Olta dikur apo sot, të vërtetën e di vetëm ajo.

https://streamable.com/686qq9