Luizi e ka përmendur disa herë ish të dashurin e Kiarës, Butrint Imerin.
Me t’u zgjuar nga gjumi, teksa po pinte kafen e mëngjesit me Bjordin, Luizi vendosi ta përmendë sërish Butrintin, të cilin tha se nuk e njeh. Luizi shprehu sërish “frikë” për hyrjen e Butrintit në “Big Brother Vip”, ndërsa shprehu “Mos vjen ish i dashuri i Kiarës, një që e ka pasur publike. E kam dëgjuar si emër, por nuk e njoh. Nëse vjen ai unë jam shumë keq, ma beso. Vështirë se mund t’ia dal”
Kjo gjë u kundërshtua nga Bjordi, i cili tha se reagimi i Luizit në një situatë të tillë, “do t’i ngrinte shumë pikë.”
Por pse po e përmend Luizi kaq shumë Butrintin në “BBV?”
Më shumë se frikë, ndjekësit mendojnë se Luizi mund të ketë një strategji në mendjen e tij, ndaj kërkon hyrjen e Butrintit.
Të tjerë shkruajnë seksionin e komenteve se Luizit “i kanë mbaruar lojtarët dhe nuk ka me kë të luajë”.
Komentues të ndryshëm mendojnë gjithashtu se ai dëshiron të shikojë reagimin e Kiarës ose “e ka kuptuar se ajo e ka mendjen jashtë.” Ndërkohë fansat e Luizit, sigurojnë se “nuk ka asgjë për t’u “frikësuar.”