Aktorja Olta Gixhari u përplas mbrëmjen e sotme me opinionisten Zhaklin Lekatari kur në studio po diskutohej debati i saj me Efin. Zhaklina tha se të dyja vajzat janë fajtore sepse Efi ka ngritur tonin, ndërsa Olta ka manipuluar situatat.

Zhaklina i përmendi Oltës një ngjarje të ndodhur mëngjesin e sotëm ku aktorja u shpreh se Efi e kishte shtyrë. Opinionistja i tha se kjo nuk kishte ndodhur sepse publiku jashtë i sheh 24 orë.

Zhaklin: Më vjen keq që sa herë flas, më duket sikur bëj zyshën e edukimit. Mendoja se Olta, duke qenë më e madhe, do e ndihmonte Efin. Për Efin, e kuptoj që ke probleme me nervat, por komenti “Nuk ndryshoj dot”, nuk vlen. Je vajzë e zgjuar Efi, unë të njoh shumë mirë. Për Oltën, e kuptoj që u mërzit shumë kur e shpalla Efin shefe të diplomacisë, por ti gjithashtu ke përdour fjalë dhe veprime manipuluese kundrejt Efit. As ti nuk je e pastër plotësisht. Nuk i besoj deklaratave të juaja, pas debateve. Ne e shohim anën pozitive dhe negative të të dyjave ju. Efi bëri lojën e grupit dhe ti u zhgënjeve. Kështu shikohen gjërat jashtë Olta. Shohim çdo bisedë dhe situatën e kemi shumë të qartë. Ti ke manipuluar situatat, ndërsa Efi ka ngritur tonet.

Olta: Çfarë kam manipuluar unë?

Zhaklin: Situatën me sirtartin sot në mëngjes.

Olta: Po më shtyu.

Zhaklin: Po jo moj Olta se nuk të preku, pse gënjen? Në shikojmë çdo gjë që ju bëni. Nuk dua të godas asnjërën nga ju. Të shesësh moral është shumë e thjeshtë.

Olta: E ke gabim.

Zhaklin: Jo nuk e kam fare gabim. Ti ke thënë se Efi është e egër. Ke supozuar se ke informacione që mund ta nxjerrin Efin jashtë. Ti ke fajet e tua.  Olta ne nuk shohim vetëm këtë video. Ne ju ndjekim 24 orë.

Olta: E ke parë atë gjuhë që Efi përdor kundrejt meje?

Zhaklin: Edhe ti e ke ofenduar, edhe ti e ke marrë nëpër gojë, gjithashtu e ke provokuar, edhe ti ke thënë se ajo përdor dhunë fizike…

Olta: Unë e pashë veten herën e kaluar, jam shumë krenare për veten.

Zhaklin: Problemin me Efin, ku e ke?

Olta: Efi bën sjellje pa edukatë.

Zhaklin: Ti mendon se Efi është agresive me ty?

Olta: Jo, ajo është agressive me të gjithë.

Zhaklin:

Olta: Mua më tha Efi nuk kam asgjë personale me ty.

Zhaklin: Ti ke ndonjë përgjegjësi në këtë marrëdhënie?

Olta: Nuk e kam fyer asnjëherë.