Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas mbledhjes së kryesisë së PD-së ka dalë në konferencë për gazetarët.

Ndër të tjera Berisha lajmëroi se më 11 shkurt opozita do të organizojë një protestë.

Kryesia e PD mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti. Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore. Ka angazhuar policira sekrete, ka korruptuar e ka marrë peng ish-kreun e PD, Lulzim Basha.

Ka bërë gjithçka për asgjesimin politik të Sali Berishës. Koha është të flasë opozita. Të flasë deri në largimin e kësaj kalbësire nga pushteti. Më 11 shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugë në një protestë kombëtare të cilën nuk e ka parë vendi ndonjëherë.