Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e mbajtur me kryetarin e Komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj, i komanduar nga Gazment Bardhi si Kryetar i PD, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, e konsideron si një vijë të kuqe dhe të panegociueshme kushtin që Sali Berisha të pranohet prej tyre në forumet drejtuese të partisë apo si kandidat për kryetar.

Nga raportimet mësohet se kjo ka qenë porosia që Alibeaj i ka dhënë Sekretariatit të PD, pak përpara nisjes së mbledhjes së Kryesisë, ku deputeti Helidon Bushati ka kërkuar çbunkerizimin e partisë.