Luizi dhe Kiara janë puthur sot për herë të parë duke dhuruar emocione për publikun që ka gjithë këtë kohë që i ndjek. Big Brother organizoi një dasmë për dyshen, ku të gjithë banorët patën rolet e tyre.
Luizi ishte dhëndër, Kiara nuse dhe u vesh me fustan të bardhë ndërsa Kristi prift.
Pas fjalimit, prifti (Kristi) i kërkoi çiftit të jepnin një puthje, por askush nuk e priste që në atë moment do ndodhte puthja e vërtetë.
I ftuar në shtëpinë e Big Brother është këngëtari Altin Shira, i cili po dhuron shumë atmosferë në ‘dasmën’ e Luizit dhe Kiarës.