Lefter Alla i Bulqizes blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, Gazeta Jone nxjerr detajet tronditëse.
Kryebashkiaku Lefter Alla u bë i njohur për publikun e gjerë pas videos që nxori gazetari Artan Hoxha teksa Alla pinte kokainë në ambientet e një lokali. Alla u hetua atëhere nga policia, por doli i pafajshëm siç ndodh përherë me të implikuarit në çështje të tilla në Shqipëri.
Alla u njoh po ashtu për një rrugë të çuditshme që i bëri një lagjeje në Bulqizë duke u bërë meme kudo nëpër rrjetet sociale.
Në lidhje me tenderët korruptive të Lefter Allës që u jepen biznesmenëve pranë tij do të flasim në vijim, por tashmë po ndalemi te një prej shumë pasurive që ka shtuar Alla pasi shkoi në krye të Bashkisë së Bulqizës.
Burime për Gazeta Jonë nga Kadastra bëjnë me dije se Lefter Alla ka blerë një shtëpi me vlerë 380 mijë euro në një prej komplekseve të reja në Tiranë, e cila nuk është deklaruar prej tij, por është vënë në emër të një personi që bën “punët e pista” të Allës.
Gazeta mëson se apartamenti është blerë në kompleksin e kompanisë “Kontakt” të mamuthit tjetër të korrupsionit, Fatmir Bektashi, i cili në fakt menaxhon paratë e familjes Berisha duke dhënë me koncension emrin e tij.
Lefter Alla nuk e ka deklaruar këtë pronë pasi burimi i financimit të saj është i paligjshëm. Ai është parë të vizitojë pronën para blerjes dhe më pas është zhdukur me qëllim humbjen e gjurmëve.
I përket SPAKut të gjejë burimin e financimit të kësaj prone nga Lefter Alla. Provat i ka më sipër.
Gazeta Jonë do të vijojë të denoncojë hajdutëritë e kryebashkiakëve tani në prag të zgjedhjeve.
Shihni më poshtë:
Lexo edhe:
Gazeta Jonë përzgjidhet nga gjiganti Google për projektin “Gazetari Cilësore Kundër Korrupsionit”
Kush po ia vë tritolin ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?
Skandal në Librazhd, Kastriot Gurra puneson gruan si drejtoreshë
Cmenduri në Rrogozhine , tender super korruptiv: Edison Memolla shtron rrugën me para
Vijon..