Nutricionistja Diola Dosti është një nga banorët e “Big Brother VIP Albania”, e cila flet gjithmonë për zgjuarsinë.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e tjerë ajo ka thënë se është pikërisht zgjuarsia që e tërheq tek njerëzit dhe jo pamja fizike. Së fundmi teksa ka biseduar me Dean, nutricionistja i ka rrëfyer një histori personale, ku është dashuruar me një 77 vjeçar.

“Unë këtë kam problem edhe me meshkujt, nuk mundem të dashurohem dot vetëm me fizikun. E kam shumë të rëndësishme edhe me mendje. Ai ishte aq i zgjuar. Kur shikoja sytë e tij, sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha mikeshave të mia “Kam rënë në dashuri”- i tregonte Diola Deas.

“Ti je e çmendur, ai 77 vjeç”- tregoi Diola se i thonin mikeshat, duke zbuluar kështu edhe moshën e personit për të cilin tha se kishte rënë në dashuri.

https://streamable.com/nzi0qn