Vritet në punë punetori i Megatek në Tirane , tentohet fshehja e ngjarjes, detajet e aksident it me pirun
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendrën tregtare Megatek në Tiranë, ku një 32-vjeçar është aksidentuar nga një mjet pune, pirun, e si pasojë e plagëve të rënda ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila fillimisht u tentua të fshihej.
Tiranë/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.
Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.
Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /GazetaJone