Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e së enjtes tek tek rreth-rrotullimi i TEG në Tiranë.
Policia bëri me dije se ka ndërruar jetë edhe njëra nga gratë e plagosura rëndë, duke e çuar në 2 numrin e viktimave, ndërsa 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Në njoftimin zyrtar policia bëri me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 18:05, ku shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i TEG, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.
Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.