20-vjeçari Klevis Ruçaj, i cili ndërroi jetë në aksidentin tragjik tek mbikalimi i TEG-ut, dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi 200 km/h. Ruçaj ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi tejet të larta, saqë ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina ‘fluturoi’ nga mbikalimi në autostradë duke përfunduar mbi një mjet tjetër.
Në makinë me 20-vjeçarin po lëviznin edhe dy vajzat e reja Eriselda Abedini dhe Sikela Perroj, të cilat humbën jetën po ashtu.
Duhet theksuar se 20-vjeçari ka qenë një përsëritës i shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Ai në 5 muaj, nga shtatori 2022 deri në janar 2023, ka marrë 5 gjoba, mes tyre për tejkalim të shpejtësisë.