Pyetjet e sikletshme nuk munguan gjatë mbrëmjes së vajzave. Të pyetura nëse ato kanë një pëlqim për ndonjë personazh të famshëm, Kiara Tito veçoi tre emra, Luiz Ejllin, Ilir Shaqirin dhe Lorik Canën.
Dea nga ana tjetër tha se ka një pëlqim ndaj Kledi Kadiut dhe Shpat Dedës.
Të qeshurat dhe batutat nuk munguan gjatë qëndrimit të tyre. Pyetja e radhës që iu bë atyre, ishte se çfarë mimike bëjnë ato, kur kalojnë në orgazmë.
Mimikat e Kiarës shkrinë së qeshuri Oltën. Vajzat thanë edhe se çfarë do bënin nëse një ditë do ishin në gjininë e kundërt, pra meshkuj.
Mendimet e tyre ishte deri diku të “çmenduara”.
Kiara tha se gjëja që e eksiton më shumë është kur e puthin në anën e majtë të qafës. Dea veçoi aromën e një mashkulli. Pasi i mbaruan të gjitha pyetjet, vajza ngritën një dolli.