Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në një lokal në zonën e Don Boskos  në Tiranë ku ka humbur jetën një grua e cila punonte si banakiere.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre një fëmijë i miturqë ka marrë plumb në këmbë. Burime për Gazeta Jonë bëjnë me dije se ka qenë një  makinë në lëvizje ka qëlluar në ambientin e lokalit çka nxit dyshimet se kemi të bëjmë me një atentat.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal në rrugën “Anastas Shundi” pranë një xhamisë së Brrakës.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, pritet konfirmimi i tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar detajet e kësaj ngjarjeje.