Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Serbinë mbrëmjen e sotme.

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 13 janë plagosur nga të shtënat në fshatin serb të Dubonës.

Mediat serbe raportojnë se autori 21-vjeçar ka qëlluar me automatik nga një veturë në lëvizje mbi fshatarët e fshatit Dubonë të Mlladenovcit dhe më pas është larguar nga vendi i krimit.

Policia është ende në kërkim të autorit i cili prej 3 orësh është i arratisur. Të gjitha njësitë speciale të policisë serbe dhe helikopterët janë angazhuar në kapjen e autorit i cili vijon të jetë i lirë.

Kjo ngjarje e rëndë vjen një ditë pasi Serbia u trondit nga lajmi se një djalë 13-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë në kryeqytetin Beograd dhe vrau tetë fëmijë dhe një roje sigurie.