Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një 32-vjeçare e identifikuar si Luljeta Preza, është gjetur e pajetë poshtë “Urës së Dajlanit”.

Sipas Policisë, ajo dyshohet të jetë vrarë pasi në trup i janë gjetur shenja, që mendohet të jetë qëlluar me një mjetë prerës.

“Në vendin e hedhur nuk janë gjetur shenja gjaku, ajo që dyshohet është se ajo mund të jetë vrarë diku tjetër dhe pastaj të jetë hedhur aty”, mësohet nga burimet.

Sipas burimeve zona e “Urës së Dajlanit”, është një zonë e njohur për prostitucion, ku vajzat fshiheshin pas shkurreve për të gjetur klientë, për të ushtruar profesionin e ndaluar të prostitucionit.

Vajza së bashku me vajza të tjera, ka qenë e proceduar penmalisht dhe herë të tjera për prostitucion. Kjo është një zonë ku vajzat rrinin aty për të gjetur klientë. Vajza e vrarë i përket komunitetit rom”, raportojnë mediat.
Për këtë rast policia ka shoqëruar 17 persona në Komisariatin e Durrësit.