Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Ardian Nikulajt në biznesin e tij në Lezhë.

Mësohet se Policia ka siguruar informacion përmes burimeve konfidenciale se, anëtarë të fisit Lestakaj që ishin në hasmëri me Nikulajn prej vitit 1996 kishin provuar disa herë eliminimin e tij, raporton abc.

Ata kanë tentuar të paguajnë një shumë prej 300 mijë euro një personazhi të njohur në zonën e Fushë-Krujës për të realizuar vrasjen, por kanë dështuar për shkak të njohjes së tij me viktimën. Ndaj edhe kanë zgjedhur “të huajt” për të kryer vrasjen.

Për ngjarjen, një prokuror anglez dhe një oficer i policisë gjyqësore kanë zhvilluar një takim në prokurorinë e Lezhës me hetuesit që po punojnë për vrasjen e Adrian Nikulajt.

Nesër, të premten, do të vendoset nëse Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman do ekstradohen në Shqipëri.