Ajo e gjakmarrjes është pista kryesore e ekzekutimit të biznesmeni Ardian Nikulaj në Lezhë pak ditë më parë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Nikulaj ka qenë në hasmëri me fisin Lekstakaj qëprej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk janë paguar 10 mijë lekë në një pikë karburanti.

E ftuar në emisionin ‘Open’ ajo tha se në dy vitet 1997-1999 mes palëve ka pasur disa vrasje e plagosje.

Gazetarja theksoi se Nikual ka qenë person me ndikim në zonë ndërsa i ka dalë emri në përgjimet për tjetërsimet e pronave në Shëngjin.

“Nikulaj u vra sepse nuk arrihej lehtësisht. Kishte shumë influencë si biznesmen dhe ishte i lidhur me botën e krimit.

Nikulaj ka dalë në përgjimet e prokurorisë për tjetërsimet e pronave në Shëngjin më parë. Në këtë fushatë mbështeste kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, ndërsa i vëllai mbështeste kryetarin aktual të bashkisë.

Policia beson për një vrasje me motive gjakmarrjeje, por nuk përjashtohen konfliktet për arsye të tjera.

Përplasja e Nikulajt me fisin Lekstakaj ka nisur në vitin 1997 pas një konflikti në një karburant për 10 mijë lekë të vjetra që pretendohet se nuk janë paguar.

Është ekzekutuar vëllai i Ardian Nikulajt dhe një person nga fisi tjetër në këtë rast. Në shtator të këtij viti vritet Gezim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip.

Në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj. Kjo dyshohet se ndodhi nga Nikulajt por jo për motive gjakmarrjeje.

Nikulaj nuk u mor kurrë në pyetje për këto raste. Konflikti nuk është zgjidhur asnjëherë. Pista kryesore është gjakmarrja dhe pse nuk përjashtohen të tjerat” – tha Lala.