Policia është duke ushtruar kontrolle intensive në Gjadër, aty ku dyshohet se ka humbur gjurmët autori i vrasjes së Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua një javë më parë brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Burime bëjnë me dije se policia ka arritur të gjejë në një banesë disa veshje të djegura, të cilat dyshohet se i përkasin autorit që u largua me motor pas ngjarjes. Mbetjet e rrobave janë sekuestruar dhe do të dërgohen në laborator për ekzaminime të mëtejshme.

Ka dyshime të forta që autori i ekzekutimit të Nikulajt të jetë vrasës më pagesë që ka kryer edhe ekzekutime të tjera të njerezve të njohur të botës së krimit në zonen e veriut por edhe më gjerë.

Grupi hetimor nuk ka ende një piste konkrete hetimi, pasi biznesmeni 50-vjeçar Ardian Nikulaj krahas hasmerisë që e ka zanafillën në vititn 1997-të, mund të ketë patur dhe probleme të tjera që lidhen biznesin apo dhe jetën politike duke qenë se ishte një person me mjaft influence në zonën e Lezhës.