Këngëtarja e njohur Zajmina Vasjari dhe bashkëshorti i saj, Klodian Asllani janë bërë sërish prindër. Ajo ka sjellë në jetë djalin e tyre, i cili erdhi si një bekim në jetën e çiftit.
Lajmin e ka bërë me dije vetë bashkëshorti i saj, i cili ka postuar një foto, duke zbuluar edhe emrin e veçantë të vogëlushit.
“Mirë se erdhe Kamar”, ka shkuar Asllani në foton që shpërndan në Instagram.
Ata kanë zgjedhur këtë emër që në arabisht do të thotë “hënë”.
Pas vajzës Khloe, ky është fëmija i dytë për Zaiminën, ndërkohë për bashkëshortin e saj është fëmija i katërt, pasi ai është baba edhe i dy vajzave nga martesa e mëparshme.